Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka treguar se arsyeja e shtyerjes së takimit në Bruksel të paraparë për të hënën është për shkak të COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Lajcak ka njoftuar se takimi i paraparë për të hënën mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vcic është shtyrë.
“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka shkruar Lajçak në Twiter.
Lajcak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Drjuric. Ai ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.
Lajcak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës. Disa shtete të Evropës, përfshirë Belgjikën, janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.
Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011./gazetametro.net