Loading…

Lajcak takohet me Bislimin e Petkovic: Tregon se çfarë diskutuan për Veriun

  • 29/09/2021 | 11:18

Lajcak takohet me Bislimin e Petkovic: Tregon se çfarë diskutuan për Veriun

I dërguari special i BE’së Miroslav Lajcak, për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se është takuar me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar rreth krizës në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e bëri të ditur Lajcak përmes një postimi në Tëitter, ku shkroi se kishte dy takime të ndara me kryenegociatorët.

Ai shtoi se janë duke diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale.

‘’ Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës’’, shkroi Lajcak.

Kujtojmë se BE ka thirrur në takim urgjent në Bruksel, Kosovën dhe Serbinë, pas tensioneve në veri të vendit ku njësia speciale vazhdon të jetë e vendosur për 9 ditë rresht, me qëllim zbatimin e reciprocitetit të targave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë