Emisari Special i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton Gazeta Metro.
Lajcak përmes një postimi në Twitter tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Pati një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajcak.
Kujtojmë se dje Lajcak ka qenë për takim me Kurtin në Prishtinë dhe me Vucicin në Beograd. /gazetametro.net