Loading…
Lajm bombë: FIFA bllokon merkaton e Chelsea’t
  • 22/02/2019 | 11:42

Lajm bombë: FIFA bllokon merkaton e Chelsea’t

Furtunë mbi Chelsea-n nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit ka vendosur të pezullojë merkaton e bluve të Londrës në dy sesionet e ardhshme, pranë në verë në janarin e 2020-ës.


Ky vendim është marrë nga FIFA me pretendimin se është shkelur neni 19 që ka të bëjë me transferimin e minorenëve. Pas shpalljes së këtij vendimi londinezët do të kenë 90 ditë kohë për të apeluar.

Një problem tepër serioz për Chelsea-n, që me këtë vendim rrezikon të ushtrojë të drejtën për të blerë Gonzalo Higuainin.

El Pipita është i destinuar të kthehet tel Juventusi në qershor, për të kërkuar më pas një tjetër destinacion. Pezullimi i merkatos bllokon në njëfarë mënyrë edhe lëvizje të tjera, siç mund të ishte transferimi i Hazard te Reali i Madridit, pasi londinezët nuk do të kishin mundësi për të blerë lojtarë cilësorë për të mbushur boshllëqet e krijuara.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë