Loading…

Lajm i bujshëm nga Anglia: Behxhet Pacolli i interesuar ta blejë Manchester United

  • 01/12/2022 | 00:20

Lajm i bujshëm nga Anglia: Behxhet Pacolli i interesuar ta blejë Manchester United

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.


Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.

Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.

Football Transfers ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.

Familja Glazer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.

Sipas “The Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh./ GEX/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë