Loading…

Lajm i hidhur për familjarët dhe fansat: Humb jetën pas luftës me sëmundjes së rëndë

  • 02/11/2021 | 12:51

Lajm i hidhur për familjarët dhe fansat: Humb jetën pas luftës me sëmundjes së rëndë

Një lajm i trishtë ka ardhur për të gjithë fansat e serialit “Kuzey Guney”. Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, e cila ishte protagoniste në këtë serial u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin në mushkëri.


Këtë lajm të trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash Levent.
Sjellim në vëmendje se Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte Nusja nga Stambolli, që është transmetuar dhe në vendin tonë.

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores kanë shprehur emra të shquar të botës së artit, fansa dhe miq. Në deklaratën e bërë nga Sindikata e Aktorëve thuhet:

Jemi të pikëlluar për humbjen e anëtares sonë, koleges sonë të nderuar Semra Dinçer. I urojmë durim të gjithë fansave të saj, veçanërisht familjes së saj. Jemi shumë të pikëlluar. Ngushëllimet tona.

Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey Güney.

Më herët ajo vizitoi Kosovën dhe gjatë vizitës së saj takoi personazhe të njohur të ekranit dhe një ndër to ishte edhe këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli.

Menjëherë pas takimit aktorja ka publikuar në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet krahas këngëtares.

Fotoja e tyre u shoqërua me komplimenta të shumta nga fansat.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë