Loading…

Lajm i keq për ata që nesër nisin pushimet!

  • 13/08/2017 | 12:51

Lajm i keq për ata që nesër nisin pushimet!

Sot temperaturat në vendin tonë kanë pësuar një ulje të ndjeshme duke bërë që termometri të shënoj 30 gradë celcius. Gjatë javës temperaturat do pësojnë një rritje të lehtë por nuk do ti kalojnë 36 gradë celcius.


Tirane- Pasi temperaturat arritën kulmin duke shkuar deri në 42 gradë, si dhe me një thatësirë që solli mbi 600 vatra zjarri, më në fund nisën reshjet e para të shiut të cilat kanë sjell dhe një ulje të ndjeshme te temperatutrës me 10 gradë celcius duke bërë që këtë të dielë termometri të shënojë 30 gradë.

por ata që kanë llogaritur pushimet në periudhën e mbetur të gushtit nuk duhet të shqetësohen, pasi pavarësisht shirave të rënë, nuk parashikohet që të kemi reshje të tjera dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Sipas agjensive meteorologjike dhjetëditëshi në vazhdim do jetë më i freskët. Duke filluar nga e hëna e 14 gushtit do ketë një rritje graduale por do mbeten poshtë vlerave të këtyre ditëve. Ditët më të nxehta priten të jenë enjtja, e premtja dhe e shtuna ku temperaturat maksimale do shkojnë rreth 36 gradë celsius.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë