Loading…

Lajm i keq për Francën para Euro 2020: Lëndohet Karim Benzema

  • 08/06/2021 | 22:45

Lajm i keq për Francën para Euro 2020: Lëndohet Karim Benzema

Franca është në ankth të madh për shkak se vetëm një javë para Euro 2020 Karim Benzema u largua nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes miqësore kundër Bullgarisë.


Sulmuesi i Real Madridit, i cili u rikthye në skuadrën e Didier Deschamps, bëri me gjest drejt stolit për tu zëvendësuar në minutën e 37-të.

Ai u shtrëngua me rripa rreth këmbës së tij të djathtë dhe dukej se po ecte duke qaluar kur u largua nga fusha, përcjellë KosovaPress.

Sidoqoftë, raportet e para se Benzema pësoi vetëm një dëmtim të vogël dhe u mor si një masë paraprake përpara ndeshjes së parë të Francës kundër Gjermanisë të martën e ardhshme.

“TF1” thotë se lojtari çaloi gjatë kalimit nëpër tunel, por ishte në gjendje të lëvizte pa ndihmën e askujt.

Benzema, i cili po luante vetëm ndeshjen e tij të dytë për vendin e tij që nga viti 2015, u zëvendësua nga sulmuesi i Chelseat Olivier Giroud.

Franca është në Grupin F në Euro 2020 së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë