Milan ka marrë një lajm të keq pak para fillimit të kampionatit të Italisë.
Mesfushori i “Rossonerëve”, Sandro Tonali ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Vicenzas të cilën e fituan me rezultat 6-1.
Pas ekzaminimeve të detajuara stafi mjekësor është i frikësuar pasi lojtari mund të mungojë deri në një muaj.
Milani fillon sezonin e Serie A më 13 gusht kundër Udineses në San Siro, më pas viziton Atalantën më 21 gusht, Bolonja më 27 gusht, Sassuolo më 30 gusht dhe Interin më 3 shtator.