Loading…

Lajm i keq për Real Madridin, Bale nuk do të luajë më këtë vit

  • 30/11/2021 | 23:23

Lajm i keq për Real Madridin, Bale nuk do të luajë më këtë vit

Sulmuesi i gjigantit spanjoll nuk është duke kalaur periudhë aspak të mirë.


Gareth Bale prej kohësh është duke munguar shkaku i një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi pritej të rikthehej së shpejti në fushë, por duket qe lëndimi i tij është përkeqësuar.

Sipas gazetës ‘AS’, viti 2021 ka përfunduar për Bale pasi nuk do të mund të paraqitet më këtë vit.

Uellsiani pritet të mungojë deri në janar të vitit 2022, atëherë kur pritet të riaftësohet plotësisht nga lëndimi i pësuar.

Thuhet se “Los Blancos” janë të palumtur me lëndimet e shpeshta të Bale dhe mezi po presin që kontrata e tij me klubin të përfundojë.

32-vjeçari, ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2022, dhe në fund të edicionit pritet të largohet si lojtar i lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë