Loading…

Lajm i mirë, ​nga nesër vula apostile ajo dhe ajo verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

  • 10/11/2020 | 15:16

Lajm i mirë, ​nga nesër vula apostile ajo dhe ajo verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Agjencia e Regjistrimit Civil do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit, transmeton Gazeta Metro.


Lëshimi do të bëhet nesër nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.

Për shkak të COVID-19, nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Coronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme. Megjithatë, ju bëjmë thirrje, për shkak të përhapjes së Pandemisë, të kemi kujdes të shtuar dhe t’iu përmbahemi njëkohësisht së bashku këshillave të institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë