Loading…

Lajm i Mirë: Aeroporti i Prishtinës thyen rekordet

  • 01/09/2019 | 12:19

Lajm i Mirë: Aeroporti i Prishtinës thyen rekordet

Thyhen rekordet për të mirë. Vetëm gjatë muajit gusht, në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar mbi 300 mijë udhëtarë, ndërsa janë realizuar 2,212 fluturime, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni I cili ka thënë se në raport me gushtin e vitit 2018, rritja në fluturime është 16% e në udhëtarë 10%.

“Shifra prej mbi 300 mijë udhëtarëve paraqet rekordin e aeroportit sa i takon numrit të udhëtarëve të shërbyer në interval kohor brenda një muaji kalendarik, gjithashtu numri prej më shumë se 2 mijë e dyqind fluturimesh është numri më i madh i fluturimeve të realizuara ndonjëherë për një muaj.
Faleminderit shfrytëzuesve të aeroportit, u jemi mirënjohës për besimin në shërbimet tona”, ka shkruar ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë