Loading…

Lajm i mirë: FSK arrin ta shpëtoj edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

  • 08/02/2023 | 22:20

Lajm i mirë: FSK arrin ta shpëtoj edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur që ta nxjerrë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeç që u shpëtua më parë sot, shkruan Gazeta Metro.


Ekipet e Kërkim-Shpetimit të FSK’së pas shumë përpjekjeve kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga gërmadhat edhe nënën e fëmijës.

FSK ka konfirmuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses.

“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK’së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.

FSK ka shprehur vendosmëri që ta vazhdojë operacionin e kërkim-shpëtimit deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund./gazetametro.net

Momenti kur FSK e nxjerr fëmijën dy vjeç nga gërmadhat, njëri nga ushtarët e përqafon

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë