Loading…

Lajm i mirë: Pas Zvicrës edhe Austria heq karantinën për kosovarët

  • 26/09/2020 | 16:54

Lajm i mirë: Pas Zvicrës edhe Austria heq karantinën për kosovarët

Përveç shtetit të Zvicrës që ka larguar Kosovën nga lista e zezë për numërIN e madh të infektuarve me koronavirus, edhe një shtet tjetër ka vepruar njësoj.


Qeveria e Austrisë sot ka marrë vendim që Kosova dhe San Marino të mos cilësohen më si vende me rrezikshmëri të lartë për Covid-19.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte vendosur karatinë 14 ditore për  udhëtarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirus, do të vlejnë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

Ndërsa, ditë më parë shteti i Zvicres ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik.

Ndryshe, shteti zviceran ka publikuar listën e re të karantinës ku ka futur edhe disa shtete: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Nepali, Luksemburgu, Maroku, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Omani dhe Britania e Madhe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë