Loading…
Lajm i mirë për përdoruesit e Apple: Kështu do të duket iPhone 11 Max
  • 06/05/2019 | 10:09

Lajm i mirë për përdoruesit e Apple: Kështu do të duket iPhone 11 Max

Ndonëse Apple është pesë muaj larg zbulimit të telefonit të ri iPhone, tashmë vetëm se janë publikuar dizajnet e parashikuara, transmeton Gazeta Metro.


Telefoni i ri pritet të jetë quajtur iPhone 11 dhe me sa duket do të mbajë në masë të madhe dizajnin e njëjtë si dy pajisjet e mëparshme.

Sipas rrjedhjes më të fundit, dimensionet e iPhone 11 janë 143.9 x 71.4 x 7.8mm, ndërsa dimensionet e iPhone 11 Max janë 157.6 x 77.5 x 8.1mm.

Për krahasim, gjenerata e tanishme iPhone XS dhe iPhone XS Max janë 7.7 mm të trasha.

Këto rrjedhje të fundit vijnë nga OnLeaks i cili ka publikuar pamjet e dizajnit final të iPhone në bashkëpunim me CashKaro.

Dizajnet janë të bazuara tërësisht në modelet CAD, të cilat përdoren gjatë procesit të prodhimit për të përcaktuar dimensionet dhe për të ofruar aksesorë të palëve të treta me dizajnin, përpara datës së lansimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë