Loading…

Lajm i mirë vjen nga Italia: Shërohet një grua dhe burrë të prekur nga koronavirusi

  • 26/02/2020 | 23:07

Lajm i mirë vjen nga Italia: Shërohet një grua dhe burrë të prekur nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato, ka njoftuar se shtetasja kineze e shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, është shëruar.

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”, – tha D’Amato.

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka patur katër fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe stabile.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë