Loading…

Lajm i tmerrshëm për Liverpoolin, mbrojtësi kyç do mungojë për kohë të gjatë

  • 18/10/2020 | 16:11

Lajm i tmerrshëm për Liverpoolin, mbrojtësi kyç do mungojë për kohë të gjatë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u lëndua në takimin e sotëm ndaj Evertonit në kuadër të javës së pestë në Premier Ligën angleze.


Lëndimi erdhi pas një goditje të tmerrshme nga portieri i Everonit, Jordan Pickford në pjesën e parë.

Sipas BeIn Sport, mbrojtësi holandez pritet të mungojë 7 ose 8 muaj nga fushat e blerta pasi ka dëmtuar ligamentet krucial në gjurin e djathtë.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga klubi anglez, por nëse del të jetë i saktë atëherë do të ishte një mungesë shumë e madhe për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë