Loading…

Lajm jo i mirë për fansat e ‘La Casa De Papel’

  • 31/07/2020 | 23:02

Lajm jo i mirë për fansat e ‘La Casa De Papel’

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.


Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali. Mirëpo, lajmi i keq është se sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”.

Prodhuesi ekzekutiv Alex Pina ka bërë të ditur se nuk do të ketë një sezon të gjashtë, ndaj fansat duhet të shijojnë këtë të fundit dhe të “çmallen” me personazhet e tyre të preferuar.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë