Loading…

Lajm tragjik: Vdes lojtari i Superligës së Kosovës në grupmoshat e juniorëve

  • 03/12/2022 | 15:28

Lajm tragjik: Vdes lojtari i Superligës së Kosovës në grupmoshat e juniorëve

Një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.


Po zhvillonte një ndeshje kampionale në grupmoshën e juniorëve kundër ekipit AN, por fati i jetës e tradhtoi atë, duke vdekur pas një ataki kardiak që pësoi.

Pëkundër angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, lojtari 16-vjeç nuk ia doli që të shpëtojë, duke ndërruar kështu jetë.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Pirzrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë