Loading…

Lajm i mirë për adhuruesit e Tesla: Modeli Y i ri do të arrij më herët se që është pritur (Foto)

  • 06/08/2017 | 22:51

Lajm i mirë për adhuruesit e Tesla: Modeli Y i ri do të arrij më herët se që është pritur (Foto)

Modeli 3 i Tesla është ende njëra ndër më të përfolurat në industrinë e veturave. Përveç numrit të madh që tashm është porositur, Elon Musk në një konferencë të kësaj jave ka thënë  se numri mesatar i porosive është rritur për 1800 në ditë, ndërsa ai që tani e porosit një veturë Model 3 mund ta merr atë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.


Përveç këtij modeli, që është testuar nga shumë gazetarë të cilët thanë që është më i miri për të ardhmen dhe një ndërrim shumë i mirë i veturës energjike nga ajo me lëndë djegëse, Tesla po planifikon edhe një veturë të re që shpresojnë të ketë ndikimin e njëjtë në industri, transmeton gazetametro.net

Duke pasur parasysh që modeli SUV Model X për shumicën është i shtrenjtë, Tesla planifikon të hedh në treg modelin SUV Model Y, ku Musk dhe ekipi shpresojnë që do ta bëj popullaritetit e njëjtë siç e ka bërë Model S.

Deri më tani nuk dimë më shumë informata në lidhje me këtë model, për veç që është shfaqur një fotografi ku shihet vetura pa pasqyre anësore, ku në vend të tyre do të ketë të vendosura kamera, ndërsa Musk ka bërë të ditur që kjo veturë në treg do të paraqitet në vitin 2020.

Më herët është thënë që ky model do të jetë në një tjetër platformë, mirëpo ata kanë ndërruar mendjen dhe kanë thënë që ky model do të bazohet në Modelin S, sikurse që Modeli X është bazuar në Modelin S, që do të thotë që në treg do të hidhet shumë shpejtë.

Kur konkretisht do të ndodh kjo ende nuk e dimë, por nga Tesla na kanë thënë që për të ndërtuar këtë model të ri duhet të ndërtohet një fabrikë të re, kështu që fillimin e prodhimit të këtij modeli nuk duhet ta presim para vitit 2019./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë