Loading…

Lajme të mira për Shqipërinë: Southgate e konfirmon që mund të mbetet pa dy yjet

  • 11/11/2021 | 18:08

Lajme të mira për Shqipërinë: Southgate e konfirmon që mund të mbetet pa dy yjet

Trajneri Gareth Southgate e ka konfirmuar që Mason Mount dhe Luke Shaw mbeten në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e Anglisë kundër Shqipërisë, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022”.


Në anën tjetër, lajm i mirë për “Tre Luanët” është që në stërvitje është rikthyer ylli i Manchester Cityt Jack Grealish, dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes në “Wembley”, përcjell KosovaPress.

Southgate kundër Shqipërisë do të jetë pa Marcus Rashford, James Ward-Prowse dhe Declan Rice, kurse në dyshim për paraqitje tani janë edhe Mount e Shaw.

“Mount duhet të rikuperohet nga operimi dental. Shaw nuk e kaloi testin e tij pas një lëndimi që pësoi në kokë në ditën e parë të stërvitjes, dhe ne duhet t’i respektojmë rregullat për lëndime të këtij lloji”, tha Southgate.

“Ndërkaq, Jack Grealish është stërvitur me skuadrën, dhe do të jetë i gatshëm nëse do të na nevojitet”, shtoi trajneri anglez.

Ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë e fundit për këtë vit kalendarik që Anglia e luan në shtëpi, në stadiumin “Wembley”, dhe është e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë