I kërkuar nga Prokuroria kosovare për rastin ‘Brezovica’, Millan Radojicic është lajmëruar përmes një video nga Veriu. Institucionet e drejtësisë kosovare ende nuk ka vepruar për ta arrestuar.
Lidhur me këtë ka folur për Gazetën Insajderin, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha, i cili tha se Policia e Kosovës e ka mandatin për arrestimin e Radojicic.
Sipas Berishës, deklaratat luftënxitëse të Radojicic në territorin e Kosovës duhet të dënohen.
“Radojqiq është person në kërkim me precedent penal. Policia e Kosovës e ka mandatin dhe monopolin e përdorimit të forcës për arrestimin e të gjithë kriminelëve në këtë rast edhe të personit në fjalë. Ne të gjithë territorin e Kosovës deklaratat luftënxitëse të Radojqiqit po ashtu janë të dënueshme. Presim arrestimin e të gjithë atyre që shkelin ligjin. Si komision jemi në mbikqyrje të zbatimit të Ligjit”, tha Beka,