Loading…

Lajmërohet al-Zawahiri, kreu i terroristëve të Al Qaeda në përvjetorin e 11 shtatorit

  • 11/09/2019 | 20:53

Lajmërohet al-Zawahiri, kreu i terroristëve të Al Qaeda në përvjetorin e 11 shtatorit

Ayman al-Zawahiri që ka arritur të i ikë autoriteteve tani 18 vite u lajmërua tani e vazhdon me thirrje për sulme e dhunë nga hijet, kritikon ata që janë reformuar dhe bëri thirrje për sulme të reja ndaj civilëve, vazhdon ende të ndiqet me një çmim prej 25 milionë dollarë në kokën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Në përvjetorin e 18’të sulmeve të 11 shtatorit Zawahiri bëri thirrje për sulme ndaj SHBA’ve, Europianëve, Izraelit e Rusisë në fjalimin e tij.

Shumë grupe të inteligjencës dhe shërbimeve të hetimit e kanë kapur videon e publikuar në të cilin Zawahiri thueht se ka qortuar ata që janë larguar nga rruga e “xhihadit”. Ai ankua se ata që u reformuan në burgje apo ata që kanë ndryshuar mendim dhe e kanë mohuar sulmet e 11 shtatorit pasi ishin vrarë civilë.

Zawahiri ka arritur të ikë autoriteteve ka 18 vite pasi që koordinoi rrëmbimet dhe sulmet terroriste të e 11 shtatorit si numri dy i Al Qaeda, sulm nga i cili gati 3000 njerëz u vranë.

Së bashku me tjetrin terrorist, liderin e ISIS, Abu Bakr al Baghadadi, Zawahiri është njëri prej njerëzve më të kërkuar në botë, të dy kanë çmim në kokën e tyre prej 25 milionë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë