Ish-deputeti i LDK-së njëherit anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës duke e goditur kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.
Bulliqi ka shkruar se Haradinaj dhuroi tokë të Kosovës për liberalizim të vizave, por ai ka porositur se populli nuk duhet ta harron këtë.
Ai në një reagim në Facebook ka thënë se kjo Qeveria ka cenuar territorin dhe sovranitetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Iku një Legjislaturë e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet mend përgjithmonë për cenim të drejtpërdrejtë dhe kërcënim permanent të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.
Ata, të cilët dhuruan tokë për “liberalizim”, populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë!./gazetametro.net