Loading…
Lajmërohet Curri me shokë: Tregojnë se a i kanë dhënë fajde biznesmenit nga Prishtina
  • 22/05/2019 | 09:02

Lajmërohet Curri me shokë: Tregojnë se a i kanë dhënë fajde biznesmenit nga Prishtina

Operacioni ‘Dallga’ quhet aksioni i madh i Policisë së Krimeve Ekonomike ku rezultoi me arrestimin e 5 personave, në mesin e tyre ishte edhe i mistershmi Ismet Osmani, i njohur ndryshe si Curri, po ashtu i arrestuar ishte Ilir Bojku, i njohur ndryshe si Gorilla, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi. Të gjithë këta persona së bashku me 2 persona në arrati po dyshohet se kanë përfituar miliona përmes fajdesë, detyrimit dhe mashtrimi që nga viti 2012, transmeton Gazeta Metro.


Biznesmeni nga Prishtina, Faton Dalladaku ishte viktima i cili pësoi nga grupi i Currit, ku i përfshirë në fajde humbi shtëpinë e tij në Pejton, objektin në Çagllavicë dhe prona hektarëshe në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Dalladaku mori me faje para hua në vlerë prej 350 mijë euro, mirëpo fajdeja e tij u rrit aq shumë ku shkoi deri në 6 milionë vlerë, pasi nuk po mund të rikthente parat e marra grupit të Currit.

Biznesmeni nga Prishtina  për parat e marra me fajde, ishte ngarkuar kamata mujore 7%,  ose në vlerë prej 25 mijë euro në muaj.

Lajmërohet Curri, nuk jam dënuar asnjëherë!

Por të gjitha këto akuza të Prokurorisë për fajde, detyrim dhe mashtrim po i quan të pavërteta, madje avokati i tij Alban Arifi e ka quajtur klientin e tij Currin, si biznesmen të suksesshëm dhe humanist të madh.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se avokati ka thënë se klienti i tij nuk është personi të cilin po e paraqesin mediat.

“Ai nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë vepër penale, është tregtar i suksesshëm dhe humanist i madh..Nuk janë të vërteta këto që thuhen për mua”, ka thënë avokati Alban Arifi.

Ilir Bojku – Gorilla – thotë se e zuni sherri me tokën!

Ilir Bojku i njohur ndryshe me nofkën Gorilla, i cili është mik i afërt i kryetarit të Drenasti, Ramiz Lladrovci dhe atij të Skënderajt, Bekim Jashari ka thënë se është i pafajshëm.

Bojku para trupit të Gjykatës tha se e zuri sherri me tokën që e ka blerë, madje thotë se që 5 herë merret në pyetje për këtë punë.

“Nuk janë të vërteta këto që thuhen për mua. Unë që pesë herë jam duke u marrë në pyetje për këtë punë.Asgjë nuk qëndron nga ajo që tha prokurori. Unë jam shumë i pafajshëm ndërsa e kam blerë një tokë dhe më ka zënë sherri dhe gjendem tani këtu”, tha Bojku.

Mentor Meqani thotë se është mashtruar nga biznesmeni Faton Dalladaku?

Mentor Meqani i cili u përfshi në rastin e fajdesë sipas aktakuzës së Prokurorisë, thotë se nuk ka lidhje  me fajde, madje thotë se është mashtruar nga Faton Dalladaku në këtë rast.

Ai thotë se nga Dalladaku ka blerë spitalin dhe është marrë vesh me rata t’i paguajë këtë pronë.

“Unë nuk kam lidhje me fajde dhe Fatoni nuk më ka thënë gjë përveç se më ka shitur mua një spital, të cilin e kam blerë dhe jemi marrë vesh me rata të cilat ia kam dhënë pak nga pak dhe pas kësaj ai është larguar nga Kosova dhe nuk është kthyer më. Unë jam mashtruar në këtë rast prej Fatonit”, ka deklaruar Maqani.

Ndërmjetësuesi Adil Thaçi!

Adil Thaçi, kishte qenë njeriu i cili kishte ndërhyrë për ta shtyre borxhin e fajdesë, ai ishte thirr nga vet biznesmeni Faton Dalladaku, që të hy sikur ndërmjetësues në këtë rast.

“Me Faton Dalladakun unë nuk kam pasë ndonjë punë, ai vetë ka ardhë tek shtëpia ime dhe ka kërkuar një ndërmjetësim të shtyrjes së borxhit për dy muaj”, citohet të ketë thënë Thaqi.

Rrahim Hashimi thotë se nuk i njeh të dyshuarit!

I dyshuari tjetër, Rrahim Hashimi, ka deklaruar se nuk i njeh asnjë nga të dyshuarit dhe as edhe nga emri, ai thotë se nuk i ka dhënë askujt fajde.

“Kërkesa e prokurorit mendoj se është keqkuptuar ose ka qenë tendencioze sepse unë fare nuk kam njohuri për ketë rast, nuk i njoh të dyshuarit as me emra. Asnjëherë në jetë askujt nuk i kam dhanë fajde dhe e kundërshtoj kërkesën e prokurorit për paraburgim”, citohet të ketë thënë Rrahim Hashimi.

Një muaj paraburgim për Currin, Gorillën, Maqanin, Thaçin, kurse Rrahim Hashimi lirohet!

Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaçi dhe Mentor Maqanit, Gjykata ua ka caktuar një muaj paraburgim, ndërsa i dyshuari Rrahim Hashimi është liruar nga akuzat, transmeton Gazeta Metro.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve për fajde, ndërsa ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për masë të njëjtë edhe për Rrahim Hashimin.

Grupi i Currit po dyshohet për fajde, kamata ndaj biznesmenit nga Prishtina ishte 25 mijë euro në muaj!

Më poshtë keni aktakuzën e prokurorisë ku sqaron të gjithë rastin e kësaj ./gazetametro.net

Grupi i Currit po dyshohet për fajde, kamata ndaj biznesmenit nga Prishtina ishte 25 mijë euro në muaj

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë