Loading…

Lajmërohet djaloshi i shumëfolur për videon “A ban me fol”: Jep afat 24 orë për t’u fshirë të gjitha postimet në lidhje me të

  • 06/03/2019 | 22:25

Lajmërohet djaloshi i shumëfolur për videon “A ban me fol”: Jep afat 24 orë për t’u fshirë të gjitha postimet në lidhje me të

Videoja e djaloshit nga Drenica, i cili në ditën kur u zgjodh president Hashim Thaçi, thoshte “a ban me fol”, u bë virale kohëve të fundit nëpër rrjete sociale. U përfol shumë, e madje tani kanë filluar të krijohen edhe lajme të pavërteta rreth tij, të cilat ai po kërkon të fshihen menjëherë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se videoja e bërë para tre viteve është interpretuar në një mënyrë përqeshjeje nga njerëzit.

“Une jam djaloshi i shume folur per videon “a ben me fol”. Kjo video qe eshte bere 3 vite me pare, u interpretua ne menyra te ndryshme nga shume njerez, kryesisht u shoqerua me perqeshje. Fatkeqesisht, aftesia e vetme e ketyre njerzve pas deshtimit ne jeten e tyre u ka mbetur perqeshja me njerez , permes ketyre veprimeve ndjejne kenaqesi sepse nuk u ka mbetur vend tjeter se ku ta gjejne ate”, ka shkruar ai.

Fillimisht u raportua se për shkak të talljes, djaloshi nuk po mund ta vazhdojë shkollimin, derisa më vonë doli lajmi se ai ka probleme financiare. Raportim ky që po del të jetë i rremë, sipas tij.

“Sot pash se portale te shumeta kane publikuar lajme te paverteta se gjoja nje familjare i imi ka deklaruar se une jam ne gjendje te veshtire financiare, se une jam student ne kolegje private e lajme tjera, une deklaroj se jane totalisht te paverteta dhe keto behen per ta shftytezuar rastin per te perfituar. Pasi çdo gje po teprohet, dhe heshtja ime po keqperdoret, çdo kush tash e tutje do te paditet per çdo shpifje e cila shperndahet ne emrin tim”, ka shkruar tutje djaloshi nga Drenica.

Shkrimi i plotë:

Une jam djaloshi i shume folur per videon “a ben me fol”. Kjo video qe eshte bere 3 vite me pare, u interpretua ne menyra te ndryshme nga shume njerez, kryesisht u shoqerua me perqeshje. Fatkeqesisht, aftesia e vetme e ketyre njerzve pas deshtimit ne jeten e tyre u ka mbetur perqeshja me njerez , permes ketyre veprimeve ndjejne kenaqesi sepse nuk u ka mbetur vend tjeter se ku ta gjejne ate. Ne te gjithe e dime se secili prej nesh bene gjeste te tilla e ndoshta ende me qesharake, aq me shume ne nje situate festive me shoqeri kur veprime te tilla ndermerren me shume sportivitet, po ja qe kete here mua me ndodhi qe ky gjest te behet publik nga ana e mediave, edhe me keq me vjen per shoqerine tone qe merret me keto gjera. Sa u perket PORTALEVE te cilat ne çdo menyre mundohen te perfitojne, ju them se jam shume mire, dhe studimet po me ecin shume mire fale Zotit, jam ne perfundim te studimeve, madje kam fituar burse per vazhdimin e tyre jasht vendit, dhe nuk kam asnje problem me FINANCIM, faleminderit Zotit. Sot pash se portale te shumeta kane publikuar lajme te paverteta se gjoja nje familjare i imi ka deklaruar se une jam ne gjendje te veshtire financiare, se une jam student ne kolegje private e lajme tjera, une deklaroj se jane totalisht te paverteta dhe keto behen per ta shftytezuar rastin per te perfituar. Pasi çdo gje po teprohet, dhe heshtja ime po keqperdoret, çdo kush tash e tutje do te paditet per çdo shpifje e cila shperndahet ne emrin tim.

Ju lus dhe ju jap afat 24h, qe te fshini çdo postim ne lidhje me mua pasiqe asnje nuk qendron, jane te paverteta dhe dezinformata. Perndryshe do te shihemi ne gjykate.

Ne pamundesi qe te i’u shkruaj secilit veç e veç, i’u lus ta shperndani qe te njoftohen te gjith me kohe.

Zoti na falte e udhezoftè./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë