Loading…

Lajmërohet Driton Kuka: Thur lavde për Ramushin dhe thotë se kalimi i tij në AAK është në të mirë të Kosovës

  • 14/08/2019 | 17:45

Lajmërohet Driton Kuka: Thur lavde për Ramushin dhe thotë se kalimi i tij në AAK është në të mirë të Kosovës

 

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, sot(e mërkure) edhe zyrtarisht iu bashkua partisë së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Kuka tregoi arsyen pse vendosi t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt, teksa edhe thuri lavde për qeverisjen e tij.

Trajneri nga Peja mes tjerash ka theksuar se pretendimet e tij që të jetë afër Ramushit janë pikërisht në sport dhe në të miren e sportistëve kosovar.

Postimi i Driton Kukajt(pa ndërhyrje):

“Sporti dhe Politika..Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë! Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin! Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin. Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë. Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim! Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem. Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!” – ka shkruar Kuka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë