Loading…
Lajmërohet Flora Brovina, tregon se ku e mori foton dhe vendin ku ndodhi dhunimi
  • 16/05/2019 | 21:10

Lajmërohet Flora Brovina, tregon se ku e mori foton dhe vendin ku ndodhi dhunimi

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina ka thënë se kjo fotografi është e vërtetë dhe nuk ka ndonjë manipulim në lidhje me këtë, ajo tha se ka marrë nga një person dhe rasti ka ndodhur në Vushtrri, transmeton Gazeta Metro.

Brovina ka thënë se kjo fotografi është e vërtetë dhe i besoj shumë, ajo thotë se e di nga kush e ka marrë fotografinë dhe se është në dijeni se serbët në të kaluarën kanë përdorur dhe kanë bërë me gra të dhunuar filma pornografikë.

“Më vjen keq për këtë lajm pasi fare fare nuk e besoj se është e vërtetë, sepse e di ku ka ndodhe dhe nga kush e kam marrë fotografinë, është e vërtetë që serbët kanë inxhizuar filma me gra të dhunuar dhe këto i kanë përdorur si filma pornografikë, nëse i njëjti ka qenë edhe burim tjetër ajo është diçka tjetër”, tha Brovina, transmeton Gazeta Metro.

Kjo foto sipas saj është publikuar edhe më herët, hera parë në një konferencë ndërkombëtare pak sekonda dhe në restorantin ‘Natë e Ditë’.

“Kjo nuk është publikuar deri tash, është publikuar vetëm njëherë në një konferencë ndërkombëtarë pak sekonda, dhe një konferencë tjetër ku e kam ekspozuar në restoration Natë e Ditë”, tha Brovina.

“Jo nuk kërkoj falje, kjo është e vërtetë, kam marrë nga familjarët, fotografia është e vërtetë”, tha Brovina në RTV Dukagjini.

“Edhe një kasetë që është incizuar në rrethin e Vushtrrisë për të përdorur për qëllime të këqija ju është dorëzuar fotografisti, Luis Alberto”, tha Brovina./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë