Loading…

Lajmërohet Gëzim Kelmendi: Pas Kurtit, ne do të vijmë në pushtet

  • 28/01/2020 | 08:47

Lajmërohet Gëzim Kelmendi: Pas Kurtit, ne do të vijmë në pushtet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se pas Vetëvendosjes në pushtet do të vie partia e tij ‘Fjala’, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se shqiptarët e kanë një rend, duke iu drejtuar kështu kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfar rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.

Kujtojmë se partia ‘Fjala’ nuk ka arritur të takojë pragun zgjedhor dhe ka mbetur jashtë dyerve të Kuvendit, pa asnjë ulëse./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë