Loading…

Lajmërohet Haki Abazi: I kapet ministrisë së drejtuar nga Agim Veliu se po fsheh disa dosje të vrasjeve

  • 24/09/2020 | 16:15

Lajmërohet Haki Abazi: I kapet ministrisë së drejtuar nga Agim Veliu se po fsheh disa dosje të vrasjeve

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve, shkruan Gazeta Metro.


Kështu tha ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku mes tjerash shtoi se MPB dhe AKI e dijnë se nga kanë ardhur dosjet e Dhomave të Specializuara.

“Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë nga Haki Abazi:

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.

Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupcionit./gazetametro.net

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të…

Publiée par Haki Abazi sur Jeudi 24 septembre 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë