Loading…

Lajmërohet Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë

  • 26/11/2021 | 22:50

Lajmërohet Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sulmin tragjik në Decan, ku mbetën të vrarë 3 persona, shkruan Gazeta Metro.


Kurti u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa iu uroi shërim të shpejt të lënduarve.

Ai përmes një postimi në Facebook disa orë pas sulmit, tha se u trondit nga lajmi për këtë sulm.

Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm.Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Kurti tha se policia është ”mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”.

Reagimi i plotë:

Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm.
Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë