Loading…

Lajmërohet Thaçi: Do të filloj konsultimet me liderët e partive për të krijuar Qeverinë e re

  • 26/03/2020 | 15:54

Lajmërohet Thaçi: Do të filloj konsultimet me liderët e partive për të krijuar Qeverinë e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti, me 2/3 e deputetëve të Kosovës, ka thënë se pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti

Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë