Loading…

Lajmërohet zyrtari i AAK’së që kërcënonte Serbinë: Relaks o njerëz, Ramushi ka bë punë të mëdha

  • 14/08/2019 | 11:31

Lajmërohet zyrtari i AAK’së që kërcënonte Serbinë: Relaks o njerëz, Ramushi ka bë punë të mëdha

Njëri nga 85 zëvendësministri në Qeverinë Haradinaj që vjen po nga partia e tij, Burim Ramadani, ju është kthyer fushatës zgjedhore pas shumë kërcënimeve që ia bënte Serbisë me luftë, shkruan Gazeta Metro.

Ramadani tani po merret me punët ‘e mëdha’ që sipas tij i ka kryer Haradinaj gjatë qeverisjes, kjo vjen pas shumë deklaratave të LDK’së që e ka quajtur qeverisje të Kanunit dhe odave.

Sipas tij Qeveria Haradinaj ka bërë shumë gjëra të mira, madje ky ishte vetëm fillimi i tij.

Ai ka ftuar për relaks partive opozitare dhe atyre që ishin në koalicion qeverisës.

Postimi i plotë:

Ramushit pranojani punët që i ka kryer! Mos u ndjeni keq ta pranoni të vërtetën!
Ky ka qenë vetëm fillimi.

Po lexoj që PDK-ja ka thënë se “Qeveria nuk e ka përmbushur misionin”, ndërsa LDK-ja që “është qeverisur në bazë të odave”.

Relaks në këtë fushatë njerëz të mirë.
Ramushit pranojani punët që i ka kryer!
Nuk kontestohet e vërteta.

Ky ka qenë vetëm fillimi i punëve të mëdha të Ramush Haradinajt!

Qeveria Haradinaj ka hyrë në historinë e shtetit të Kosovës me: 1) Ushtrinë,
2) Pozicionin e fortë sovran përballë Serbisë,
3) Ndaljen e ideve territoriale dhe ‘Dodik Republikës’,
4) Ligjin e Prishtinës, të Pagave, rikthimin e Pallatit të Rinisë për Prishtinën, pronat për komunat, sigurinë energjetike, ‘Trepça’ e Kosovës plotësisht, etj.

A mund t’i bëni sërish këto? S’ka më nevojë.
Vetëm duhet të mirëmbahen vendimet e Qeverisë Haradinaj në këto tema.
Tjerat po vijnë!

Kemi shumë për të thënë.

Hajde po e kryqëzojmë për të metat, por bile t’ia pranojmë punët e mëdha. A bën kështu?./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë