Loading…

LAJMI I FUNDIT: 9 persona kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë

  • 05/07/2020 | 23:51

LAJMI I FUNDIT: 9 persona kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 75 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Vetëm të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 9 viktima, shkruan Gazeta Metro.


E diela e 5 korrikut shënon ditën rekorde sa i përket numrit të vdekjeve në vend.

Në mëngjesin e së dielës, hapësirat e Klinikës Infektive ishin rrethuar me shirit nga Policia, shkaku i pesë rasteve të vdekjeve, me pak kohë dallim ndërmjet, e që ngjalli dyshime.

Institucionet shtetërore gjatë ditës nuk kanë konfirmuar numrin e vdekjeve të së dielës, ndërsa në raportin ditor të IKSHPK’së numri ka shkuar në 75, për dallim nga 66 sa ishte një ditë më herët.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 3508 raste pozitive. 1902 prej tyre janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 1531. Të dielën u regjistruan 152 raste të reja me koronavirus./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë