Loading…

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona humbin jetën

  • 05/05/2018 | 08:57

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona humbin jetën

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktësisht në dalje të fshatit Koshare.


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasi ngasësi i veturës ka humbur kontrollin, dhe është goditur me disa gurë në skaj të rrugës.

A.B 40 vjeçar dhe Y.B 39 vjeçar kanë mbetur të vdekur nga ky aksident.

‘Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 05:35 minuta ,në rrugën Ferizaj-Shtime,në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona . Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndëruar jetë, ‘ thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë