Loading…

Anulohet ndeshja Drita – Linfield

  • 11/08/2020 | 16:40

Anulohet ndeshja Drita – Linfield

Ndeshja finale e fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, mes Dritës dhe Linfieldit, është anuluar, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim është marrë nga shtëpia e futbollit europian, UEFA, pasi që te kampionia e Kosovës së fundmi është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Informacioni është konfirmuar nga zyra e mediave në UEFA për Gazetën “Sheshi”, derisa arsyeja e këtij vendimi ka qenë paraqitja e futbollistit të dytë të këtij ekipi me “COVID-19” dhe tashmë i gjithë ekipi është karantinuar.

UEFA ka marrë rekomandime nga autoritetet zviceriane në Nyon për ta karantinuar gjithë ekipin e Dritës dhe në këtë mënyrë do të jetë e pamundur të zhvillohet ndeshja e paraparë nga ora 18:00.

Gjithashtu në shkresën zyrtare të UEFA’s, thuhet se për një vendim final në lidhje me këtë ndeshje do të vendos Komisioni i Etikës gjatë orëve në vijim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë