Loading…

LAJMI I FUNDIT: Kjo ndeshje e Superligës së Kosovës do të luhet pa praninë e tifozëve

  • 20/05/2022 | 12:24

LAJMI I FUNDIT: Kjo ndeshje e Superligës së Kosovës do të luhet pa praninë e tifozëve

Skuadra e Dritës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Ulpianës që do të luhet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Selami Osmani – Bezi’ do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim të fundit në faqen zyrtare të klubit është komunikuar se për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës dueli mes Dritës dhe Ulpianës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Kjo është edhe ndeshja e fundit në këtë kampionat për Dritën e cila gjendet në pozitën e tretë momentalisht me 61 pikë, ndërsa mysafirët në pozitën e 11’të me 27 pikë tashmë edhe matematikisht kanë rënë nga elita e futbollit kosovar. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Ndeshja e fundit kampionale
FC DRITA – KF Ulpiana
E diele, ora 15:00
Ndeshja e 36-të zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” pa praninë e tifozëve.
Për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës kjo ndeshje do të zhvillojet pa praninë e tifozëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë