Loading…
Kosova i bënë ofertë zyrtare gjigantit Volkswagen |Dokument
  • 12/04/2019 | 12:22

Kosova i bënë ofertë zyrtare gjigantit Volkswagen |Dokument

Është siguruar letra zyrtare e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe prezantimet shtesë në bazë të së cilave është bërë oferta, transmeton Gazeta Metro.


Në letrën drejtuar bordit menaxhues të Volkswagen të cilën e ka siguruar telegrafi, ministri Shala shkruan se nisur nga informacionet se kompania po planifikon investime në Evropën Juglindore, kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do të donin të shprehin gatishmërinë që të shërbejnë në drejtim të sjelljes së këtij investimi në Kosovë.

“Më lejoni të ju tregoj se Kosova renditet e 44-ta në raportin e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, dhe se jemi vendi me pozicionin më të mirë gjeografik në rajon”, shkruan Shala në letër drejtuar kompanisë gjermane të veturave Volkwagen.

Sipas letrës dërguar nga ministri Shala, thuhet se popullata e re, baza legjislative dhe disa fakte tjera, janë arsyet që duhet ta bëjnë Volkswagenin të investojë në Kosovë, duke shtuar se edhe preferencën e kosovarëve për këtë markë si element shtesë.

“Do të doja të ju njoftojë edhe me preferencat e qytetarëve të shteteve të rajonit sa i përket veturave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të vlerësohen si shtete ku qytetarët vozisin Mercedes, Serbia mund të quhet si vend i Fiatit për shkak të fabrikës që është atje. Kosova padyshim mund të quhet vend i Volskwagenit, meqë janë shumë të preferuara nga qytetarët tanë dhe besoj që kemi numrin më të madh të veturave Volkswagen për kokë banori”, shkruan Shala./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë