Loading…

Lajmi i fundit: Kurti pak minuta para fillimit të seancës, shkarkon këtë bord

  • 03/06/2020 | 10:23

Lajmi i fundit: Kurti pak minuta para fillimit të seancës, shkarkon këtë bord

Qeveria në largim ka shkarkuar Bordin e Ndërmarrjes Publike ‘Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Mitrovicë’, vetëm një orë para fillimit të seancës për votimin e ekzekutivit të ri, shkruan Gazeta Metro.


Pak minuta më parë në mbledhje është votuar ‘pro’ shkarkimit të këtij bordi.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se anëtarët e këtij bordi nuk kanë kryer detyrat e tyre si duhet dhe ka kërkur emërimin e një bordi të ri.

“Ndërmarrja ka dështuar në kryerjen e projekteve ndërkombëtare, dhe se si rrjedhojë ka pasur largime të disa investime ndërkombëtare. Ka pasur parregullsi edhe në pasqyrat financiare”, tha ajo.

Sidoqoftë, ekzekutivi ka bërë të ditur se janë katër emra të bordit, por të cilët nuk janë bërë publik, shkruan Gazeta Metro.

Ndryshe, kjo është mbledhja e fundit e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pasi për 40 minuta pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti

Seanca do të nis në orën 11:00 dhe nga partia në krye me Isa Mustafën janë shprehur se i kanë votat e duhura për të formuar ekzekutivin e ri.

Kjo e fundit pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për Qeverinë e koalicionit me AAK’në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe.

Ndërkaq, PDK konfirmoi se do të qëndrojë në opozitë e këtu pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për 51 ditë.

Partia e Kurtit u rrëzua me 82 vota pro pas mocionit të mosbesimit të iniciiuar nga LDK, pasi që sipas tyre u tregua jokonstruktivitet në raport me ndërkombëtarët./gazetametro.net

Mbahet mbledhja e Qeverisë Kurti

Posted by Gazeta Metro on Wednesday, 3 June 2020

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë