Loading…

Lajmi i fundit: Ronald Koeman shkarkohet pas disa orëve

  • 30/09/2021 | 10:05

Lajmi i fundit: Ronald Koeman shkarkohet pas disa orëve

FC Barcelona është duke kaluar në një situatë mjaftë të tmerrshme.

Humbja nga Benfica ka ndikuar që Barcelona të mos e këtë të sigurt kualifikimin, derisa kjo ka ndikuar edhe në të ardhmen e Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas rikthimit nga Portugalia, bordi i Barcelonës mbajti një takim ku të pranishëm ishin Joan Laporta, zëvendëspresidenti Rafa Yuste, drejtori i futbollit Mateu Alemany dhe këshilluesi i presidentit, Enric Masip.

Mediumi spanjoll me burime të shumta te katalunasit, Sport, raporton se me shumë gjasa Koeman mund të shkarkohet në orët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Koeman do jetë ende trajner këtë të shtunë ndaj Atletico Madridit, që më shumë gjasa mund të jetë ndeshja e fundit si trajner i Barcelonës.

Pos kësaj, Sport zbuloi edhe dy kandidatët kryesorë, pra Xavi Hernandez dhe Roberto Martinez.

Por, kjo nuk e mbyll opsionin e Andrea Pirlos, të cilin e pëlqen Laporta.

Orët e ardhshme do jenë vendimtare dhe Barcelona do vendos për trajnerin e ri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë