Loading…

Lajmi i mirë për çiftin turk: ‘Ezel’ po bëhet baba për herë të dytë

  • 01/12/2021 | 16:07

Lajmi i mirë për çiftin turk: ‘Ezel’ po bëhet baba për herë të dytë

Aktori i njohur turk, i njohur për publikun kosovarë me rolin e tij të Mehmet Kosova, do të bëhet baba për herë të dytë, jo shumë kohë pas gëzimit të parë, transmeton Gazeta Metro.


Kenan Imirzalioglu, i njohur ndryshe edhe me rolin e Ezelit, u martua para pesë viteve me Sinem Kobal, dasmë kjo e cila u bë shumë e komentuar, dhe sipas kritikëve, dasma e tyre do të mbahet në mend gjatë.

Para një viti, çifti u bënë prindër të një vajzë, katër vite pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata vendosën ta quanin të voglën e tyre Lalin.

Me këtë rast, aktori vendosi të i jep dhuratë gruas së tij një shtëpi me vlerë 3 milionë lira turke, për atë që e bëri baba për herë të parë.

Këto ditë ata  kanë dhënë lajmin e ëmbël se shumë shpejtë do të bëhen prindër për herë të dytë, pa zbuluar se cila është gjinia e foshnjës.

“Të jesh nënë dhe baba është një nga gjërat më të bukura në këtë botë, Zoti ua dhëntë të gjithëve”, kanë deklaruar Kenanin dhe Sinem./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë