Loading…

Lajmi për shtatzëninë e Einxhel, ky ishte reagimi i Arbana Osmanit

  • 16/08/2022 | 20:20

Lajmi për shtatzëninë e Einxhel, ky ishte reagimi i Arbana Osmanit

Prej disa kohësh Einxhel dhe Dagz u komentuan nëpër media se çifti po bëhen prindër për herë të parë.


E kjo gjë u konfirmua vetëm një natë më parë.

Ishte Einxhel ajo që konfirmoi shtatzëninë e saj përmes një videoje në ‘Instagram’, ku shfaqej me barkun e fryrë.

Urime të shumta morën nga personazhe të ndryshme publike.

Por nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga moderatorja e spektaklit të “Big Brother VIP”, prej ku edhe u njohën Einxhel dhe Dagz.

“Lajmi i bukur i Einxhel dhe Dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot.”, ka shkruar Arbana në postimin e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë