Loading…

Lampard flet për të ardhmen e tij pas humbjes nga Leicesteri

  • 20/01/2021 | 09:10

Lampard flet për të ardhmen e tij pas humbjes nga Leicesteri

Frank Lampard është i bindur se ai mund të trajtojë presionin që ka ardhur pas rezultateve negative që vazhduan me një humbje 2-0 ndaj Leicester Cityt të martën.


Golat nga Wilfred Ndidi dhe James Maddison e dërguan Leicesterin në krye të Premier Ligës, nëntë pikë larg nga Chelsea që tani ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.

I pyetur për të ardhmen e tij në konferencë për media pas ndeshjes, Lampard tha:

“Unë nuk mund ta kontrolloj atë. Unë jam pyetur më parë, e kuptoj atë, janë pritjet e këtij klubi.”

“Është një ekip në zhvillim. E mora këtë punë duke e ditur se do të kishim kohë të vështira. Ne thjesht duhet të luftojmë. Unë jam i mirë në trajtimin e presionit.”, tha në fund Lampard.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë