Loading…

Lamtumirë pesë teknologjive

  • 03/01/2017 | 14:30

Lamtumirë pesë teknologjive

Nga “Vine” tek kufiet me tela, viti 2016 i dhuroi “vdekjen” të paktën pesë teknologjive që dukeshin të përjetshme.

Mes tyre gjejmë edhe kompaninë “Pebble”, që bëri përpjekien e parë për të prodhuar një “smartwatch” të hapur për të gjitha sisitemet si dhe “Project Ara”, që sipas Google do të sillte në treg për herë të parë smartfonët modularë.

E para e vendosur në krye të listës është “Vine”, aplikacioni i “Twitter” që mundësonte publikimin e videove të gjata gjashtë sekonda.

Ky shërbim arriti kulmin në vitin 2014, por më pas konkurentët si “Instagram” dhe “Snapchat” kanë tërhequr një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshirë edhe shumë yje.

Dy janë projektet e “Google” që kanë dështuar, “Ara”, që u braktis zyrtarisht në shtator dhe “Fiber”, shërbime për lidhje me fibra optike që kishte filluar në disa qytete të SHBA-së.

Mes teknologjive që do i themi lamtumirë mund të përmendim edhe kufiet, të cilën “Apple” e ka eleminuar në modelet e fundit, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe nga “Samsung’u”.  Por, në këtë rast duhen pritur disa vite para se të japim “lamtumirën” përfundimtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë