Loading…

‘Lamtumirë Zot’, Ibrahimovic i jep lamtumirën futbollit: Karrierës legjendare i vjen fundi emocional

  • 05/06/2023 | 10:19

‘Lamtumirë Zot’, Ibrahimovic i jep lamtumirën futbollit: Karrierës legjendare i vjen fundi emocional

Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimovic është pernsionuar dje nga futbolli, shkruan Gazeta Metro.


Sulmuesi suedez ka shënuar 511 gola në 866 ndeshje klubi si dhe 62 në 122 për shtetin e tij.

Ibrahimovic qartësisht emocionues u prek nga tifozët e Milanit, të cilët mbajtën një tifo të madhe ku shkruhej “Godbye” duke u përkthyer si “Lamtumirë Zot”.

Në ndeshjen mes Milanit dhe Veronës është mbajtur edhe një ceremoni e veçantë për sulmuesin e Ibrahimovic. Ai ka vendosur që pensionimi i tij të bëhet në klubin e tij të preferuar italian AC Milan.

Në klubin aktual AC Milan luajti 6 sezone, gjatë kësaj kohe ai luajti 180 ndeshje dhe shënoi 92 gola.

I përlotur Ibrahimoviç duke iu drejtuar tifozëve deklaroi se kjo është “lamtumirë futbollit, por jo juve”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë