Loading…

Lana Del Rey iu përgjigjet hapur akuzave për racizëm

  • 22/05/2020 | 16:28

Lana Del Rey iu përgjigjet hapur akuzave për racizëm

Lana Del Rey e ka mbrojtur veten kundrejt akuzave për racizëm, pas një deklarate që ajo bëri lidhur me standardet e dyfishta në industrinë e muzikës.


Në një shkrim të gjatë në Instagram, këngëtarja pohon se ajo është paraqitur si antifeministe, pavarësisht se këndonte për tema të ngjashme si artistet e tjera femra.

Por fansat e saj vërejtën shembujt që ajo zgjodhi, përfshirë këtu Beyonce dhe Nicki Minaj – që janë me ngjyrë.

“Këngëtaret që unë i përmenda, janë të preferuarat e mija”, u shpreh mes tjerash Lana Del Rey. Ajo tha se asgjë nuk e ndryshon faktin që ajo se pati mundësinë të shprehet pa iu deformuar fjalët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lana Del Rey (@lanadelrey) on

“Nëse doni të thoni se kjo ka të bëjë me racën, është mendimi juaj, por unë s’po e thosha atë”, deklaroi këngëtarja.

Në postimin e saj origjinal, Del Rey kishte pohuar se ajo është vlerësuar si anti-feministe, përderisa “Doja Cat, Ariana, Camila, Cardi B, Kehlani, Nicki Minaj dhe Beyonce”, të gjitha i kanë kënduar paraqitjes seksi, zhveshjes, apo edhe mashtrimit”, e që sipas saj nuk janë përballur me kritika të njejta.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë