Loading…
Lansohet fushata kundër dhunës dhe të drejtave të fëmijëve
  • 25/03/2019 | 12:30

Lansohet fushata kundër dhunës dhe të drejtave të fëmijëve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me organizatat ‘Save the Children’ dhe ‘Syri i Vizionit’, e kanë lansuar fusharën e ndalimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj fëmijëve, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë fushatë i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se për shoqërinë kosovare ka rëndësi mënyra e trajtimit të fëmijëve.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që fëmijëve t’u garantohen të drejtat e tyre, si dhe të mos u shfaqin dhunë që mund të ndikojë në zhvillimin e tyre.

“Ndëshkimi trupor është një formë e dhunës që fatkeqësisht një numër i fëmijëve janë viktimë e kësaj dhune edhe tek ne në Kosovë edhe në botë. Si pasojë e dhunës disa fëmijë vdesin dhe disa mbesin me pasoja fizike”,ka thënë Reçica

Ai tha se duhet ndryshime për parandalimin e kësaj dhune sepse pasojat tek fëmijët mund të jenë të rënda.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se janë duke punuar për përgatitjen e projektligjit për fëmijët për ta dorëzuar në Kuvend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë