Loading…

Lansohet Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës

  • 22/11/2016 | 11:55

Lansohet Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës

U lansua sot Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës, instrument ky përmes të cilit synohet që të identifikohen boshllëqet ndërmje politikave dhe zbatimit të tyre.

Drejtoresha Ekzekutive e Koalcionit të OJQ-ve për Mbrojten e Fëmijëve ( KOMF), Donjetë Kelmendi gjatë këtij lansimi tha se Indeksi për Mbrojten e Fëmijëve ofron mundësi, që të gjithë aktorët të bashkojnë dhe përforcojnë të kuptuarit e situatës së mbrojtes së fëmijëve në shtetin tonë.

Gjithashtu Klemendi gjatë këtij takimi tregoi se para katër apo pesë muajve si koalicion kanë lansuar platformën “ Miqët e Fëmijëve”, platformë e përbërë nga personalitete të ndryshme, të cilat përmes imazhit të tyre do të mbështetin çështjen e mbrojtjes së fëmijëve.

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostlova iu bashkua kësaj platfome të fomuar para disa muajve duke nënshkruar deklaratën e zotimin për bashkëpunim rreth çështjes së mbrojtes së fëmijës.

nataliy

Kosova së bashku me nëntë vende të tjera ishte anëtare e këtij indeksi ku ka matur pesë dimensione të veprimeve të qeverisë. Dhe gjatë të arrituarave Kosova nga të gjitha format e dhunës rradhitet e katërta nga nëntë shtetet të indeksit me 0.607 nga totatli 1.0.

Ndërsa për shfrytëzim ekonomik Kosova radhitet e treta nga vendet e tjera ,e 0.667 nga totali 1.0.

Kyreministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë këtij takimi tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret për vendosjen e fëmijëve në qendër të prioriteve.

“Fëmijët e Kosovës, kanë të drejtë të plotë që të gëzojnë të drejtat e tyre të garnatauar me Kushtetuë dhe të garantauar nga konventa Evropiane për të drejtat e njeriut,  nga konveta e Kombëve të Bashkuara për të drejta të fëmijëve dhe nga instrumnte të tjera  ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu ai tha se në Kosovë 60 %  e popullatës konsiderohet të jenë të rinjë dhe fëmijë  qeveria është e përkushtuar dhë bënë përpjeke për gjetjen e modaliteteve më të mira që mundsojnë rritjen e investimeve financiare, në mënyrë që shërbimet e ofruara për fëmijë të jenë më të qëndrushem.

Nataliya Apostolova  tha se Bashkimi Evropian është i kënaqur për lansimin e këtij projekti dhe se do të përkrah këtë indeks, që ka për qëllim që të inkuarojë bashkëpunim rajonal.

“Shërben si instrument për të përmisuar sistemin e mbrotjes së fëmijëve, nga keqpërdorimet e llojllojshme dhe duhet marrë veprime konkrete që mbrojnë të drejtat e fëmijut”, ka thënë Apostolova.

Ambasadroja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viest, tha se sa herë që e lëndojmë një fëmijë ne dështojmë si qenje njerëzore.

“Disa nga të gjeturat e këtij indeksi tregojnë se Kosova ka ligje  të mira dhe koordinim solid me institucionet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fëmijëve”, shtoi Viest./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë