Loading…

Lansohet projekti ‘Kosova shtet i xhudos’

  • 30/09/2022 | 18:38

Lansohet projekti ‘Kosova shtet i xhudos’

Është lancuar sot projekti “Kosova shtet i xhudos” i mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes së cili synohet masivizimi i këtij sporti në Kosovë dhe mbështetja edhe më e madhe për këtë sport në të ardhmen.


Në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti u tha se ky sport tash e 15 vite e ka bërë Kosovën krenar me rezultatet e arritura dhe me promovimin e madh nëpër botë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se xhudo është kryefjala e sportit në vendor, dhe se programi “Kosova shtet i xhudos” është hapi konkret që siguron vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin e vendit tonë.

“Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tani e 15 vite, rezultate përmes së cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi e mbi të gjitha si shtet….Sporti në përgjithësi e xhudo posaqërisht ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisht brenda shoqërisë sonë dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të jua për republikën tonë. “Kosova shtet i xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi marrë si qeveri për të siguruar jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar por mbi të gjitha zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. …Jam i nderuar që sot po e shpalosim përmbajtjen e këtij programi përmes të cilit synojmë që ta fuqizojmë sportin si mjet për ndërtimin dhe ruajtjen e mirëqenies sonë shoqërore dhe ekonomike si dhe kanal kryesor për promovimin e Kosovë në arenën ndërkombëtare.”, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari i Federatës së xhudos, Agron Kuka tha se medaljet e fituara nga xhudistët tona kanë inkurajuar ministrin Çeku që ta fillojë një program të tillë.

“Tri medalje të arta olimpike, dhjetëra botërore e evropiane, sigurisht që kanë qenë arsyeja dhe motivimi për ministrin Çeku që të fillojë këtë program që në thelb e ka promovimin e vendit tonë dhe avancimin e xhudos në shumë dimensione dhe krijimin e mundësive për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë seriozisht. Që xhudo e meriton një epitet të tillë është e dëshmuar nga ngritja e flamurit në Rusi , e deri te përcjellja e sportistëve tanë nga shtëpitë më të mëdha mediale botërore, andaj uroj e besoj që ky projekt ambicioz të rezultojë i suksesshëm në çdo aspekt.”, tha Kuka.

Ish-kampionja olimpike Majlinda Kelmendi u shpreh shumë e lumtur me këtë projekt derisa tha se sporti i xhudos ka hapur dyer që politika e kishte të pamundur t’i hapet.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që sporti i xhudos më në fund po e merr vendin dhe trajtimin e duhur, siç e tha edhe kryeministri sepse ka tash e 15 vite që çdo qytetar i Kosovës mburret me sukseset e sportit të xhudos. Fatmirësisht, përmes punës së jashtëzakonshme të trajnerit Driton Kukat kemi hapur dyer të cilat edhe sot përmes politikës është e vështirë të hapen. Jemi ulur në tavolina që politika e ka të vështirë të ulet me ata njerëz, me ato shtete, kështu që përmes sportit ka qenë shumë më e lehtë.”, tha Kelmendi.

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrull Çeku zbuloi se projekti “Kosova shtete i xhudos i ka gjashtë qëllime kryesore.

“Janë gjashtë qëllime kryesore, një është infrastruktura e përmirësuar fizike, dy është fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, tre është masivizimi i sportit të xhudos, katër është mbështetja për sportistët dhe trajnerët elitarë, pesë është organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe gjashtë promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës”, tha Çeku.

Ndryshe, xhudistet si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Laura Kuka, Nora Gjakova e Akil Gjakova i kanë siguruar Kosovës medalje elitare botërore për vite me radhë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë