Loading…
Lansohet traileri i filmit ‘Aladdin’, pritet të thyej të gjitha rekordet
  • 12/03/2019 | 17:25

Lansohet traileri i filmit ‘Aladdin’, pritet të thyej të gjitha rekordet

Traileri zyrtar për filmin  ‘Aladdin’ të kompanisë ‘Disney’ u lansua të martën dhe duket që do jetë film i mrekullueshëm, transmeton Gazeta Metro.


Aktorët kryesorë në film janë Will Smith si xhindi, Mena Massoud në rolin e Aladdin, dhe Naomi Scott si Jasmine.

Drejtor gjeneral i këtij filmi është Guy Ritchie, bashkëshorti i këngëtares botërore Madonna.

Ky trailer i ri zbulon më shumë rrëfime dhe gjithashtu zërat e personazheve kryesorë që këndojnë këngën klasike “Një botë e re e re”

Personazhe tjerë pjesëmarrës në film janë  Marwan Kenzar në rolin e Xhafarit, Navid Negahban si sulltani, Nasim Pedrad si Dalia dhe Billy Magnussen si Princi Anders.

Filmi ka të bëjë me jetën e Aladdinit që bie në dashuri me princeshën Jasminë dhe më xhindin që i ndihmon ata.

Filmi i parë ‘Aladdin’ doli në vitin 1992 dhe ishtë  vetëm i animuar.

Aladdin do të lansohet në kinema më 24 maj 2019 nga Disney./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë